Rikthehen rrjetet sociale pas “blacout”, përdoruesit rikthehen në navigim

12 Qershor 2026 | 16:36

Shërbimi i Facebook është rikthyer në funksion normal pas një ndërprerjeje që preku përdorues në mbarë botën dhe shkaktoi probleme në aksesimin e platformës.

Gjatë incidentit, mijëra përdorues raportuan vështirësi në hyrjen në llogaritë e tyre, ndërsa Facebook Messenger dhe faqja kryesore e Facebook shfaqën mesazhe gabimi. Shumë persona u nxorën automatikisht nga llogaritë e tyre dhe nuk mundën të identifikoheshin përsëri për një periudhë të caktuar.

Ndërkohë, shërbime të tjera të kompanisë Meta, si Instagram dhe WhatsApp, vijuan të funksiononin në pjesën më të madhe të rasteve, megjithëse u raportuan probleme të izoluara edhe në disa produkte të lidhura me Instagramin.

Pas disa orësh, shërbimi u stabilizua dhe përdoruesit rifituan aksesin normal në platformë. Deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi shkakun e ndërprerjes, ndërsa kompania nuk ka dhënë ende një sqarim të plotë mbi incidentin.

Rikthimi i Facebook i dha fund shqetësimeve të miliona përdoruesve që u përballën me vështirësi gjatë përdorimit të rrjetit social më të madh në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së

Zyrtarët ukrainas thanë se Kievi ka përjetuar një sulm të madh rus, ndërsa raketat balistike kanë rënë mbi disa lagje, duke shkaktuar shpërthime. Duke shkruar...
08:15 | 16/07/2026

SHBA vendos tarifa për importet braziliane

SHBA-të vendosën të mërkurën tarifa prej 25% për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që zbuloi se vendi i Amerikës së Jugut ishte i...
08:14 | 16/07/2026

Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)

Cilësia e ajrit në Toronto u rendit si më e keqja midis qyteteve të mëdha në mbarë botën të mërkurën, ndërsa tymi nga zjarret në...
08:10 | 16/07/2026