Rikthehet Champions | Spikat Chelsea-Dortmund, Benfica me ‘një këmbë’ në çerekfinale
Spektakli i Champions League rikthehet mbrëmjen e kësaj të marte, ku do të zbulohen dhe dy skuadrat e para çerekfinaliste.
Vëmendja më e madhe është në Londër, aty ku Chelsea përballet me Dortmundin, teksa në lojë është vetëm një biletë për në fazën pasardhëse. Ndeshja e parë u fitua nga verdhezinjë minimalisht, ndërkohë kualifikimi mbetet i hapur.
Problem mbeten dëmtimet, teksa janë të shumta tek të dyja skuadrat. Blutë e Londrës kanë të konfirmuara 8 mungesa, ndërsa dy lojtarë janë në dyshim. Në anën tjetër, gjermanët do të duhet të bëjnë pa 6 lojtarë, ndërsa Kobel dhe Malen janë në dyshim për këtë sfidë. Një ndeshje e rëndësisë së tillë i është besuar holandezit Dani Makelie.
Në Portugali Benfica pret Klab Bryzh, ndërsa vendësit janë shumë pranë fazës tjetër. Avantazhi i ndeshjes së zhvilluar në Belgjikë u jep më tepër siguri, ndërkohë konfirmohen vetëm 3 mungesa, mes tyre gjermani Draxler.
Klab Bryzh do të tentojë surprizën edhe pse është në disavantazh të dy golave, ndërsa skuadra belge ka pohuar se do të luftojë për të arritur kualifikimin.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë