Rikthehet frika në Gjermani, 650 punonjës të një thertoreje të infektuar me COVID-19, ndalohen eventet deri në tetor

18 Qershor 2020 | 05:16

Rikthehet frika e një vale të dytë të pandemisë në Gjermani. Dhe alarmi vjen nga një thertore  në veri të vendit, në Gutersloh ku rreth 650 punonjës rezultuan pozitivë me COVID-19.

Mijëra qytetarëve iu është kërkuar të qëndrojnë në karantinë ndërsa si masa paraprake autoritetet kanë mbyllur edhe shkollat dhe kopshtet.

Kancelarja Angela Merkel tha se ajo “mirëpriti” masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit në zonë.

Gjermania është vlerësuar gjerësisht për menaxhimin e situatës nga pandemia.

Pavarësisht se ka popullsinë më të madhe në BE, Gjermania deri më tani  ka regjistruar më pak se 9,000 vdekje

Por pavarësisht rinisjes së aktiviteteve, disa masa do të vijojnë të jenë në fuqi një ditë më parë qeveria njoftoi se deri në fund të tetorit do të ndalohen të gjitha eventet e mëdha ku grumbullohen shumë njerëz.

Protestat dhe demonstrimet do të vazhdojnë të lejohen, por dokumenti thotë se autoritetet duhet të ndërmarrin hapa për të zvogëluar rreziqet e infeksionit

Pas konsultimeve  me kryeministrat e 16 shteteve të Gjermanisë, kancelarja Merkel  iu bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mbajnë distancën sociale si dhe të përdorin maska.

“Për sa kohë që nuk ka ilaç ose vaksinë në dispozicion, duhet të jetojmë me pandeminë. Dhe këto janë masat themelore që mund t’i përmbahemi për të mbrojtur njëri-tjetrin”, – ishte mesazhi i Merkel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026