Rikthehet Gavi, mesfushori i Barcelonës luan sërish pas gjashtë muajsh mungesë
Mesfushori i FC Barcelona, Gavi, është rikthyer në fushë pas gjashtë muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë. Futbollisti iu nënshtrua një operacioni artroskopik në gusht, pasi u dëmtua gjatë stërvitjes.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, konfirmoi në konferencën për shtyp para ndeshjes së së dielës kundër Sevilla FC se lojtari kishte marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor dhe do të ishte i disponueshëm për disa minuta në fushë.
Rikthimi i tij ndodhi në minutën e 82-të të ndeshjes që Barcelona e fitoi 5-1, kur braziliani Raphinha, autor i tre golave, u zëvendësua nga Gavi. Mesfushori u prit me duartrokitje të forta nga tifozët në Camp Nou.
Pas ndeshjes, Gavi u shpreh i lumtur për rikthimin, duke theksuar mbështetjen e trajnerit Flick gjatë periudhës së rehabilitimit. Ai pranoi se ka kaluar një proces të vështirë rikuperimi, por theksoi se është mirënjohës për besimin që trajneri ka treguar ndaj tij.
Botërori 2026! 8 autogola në 10 ditë, gati të thyhet rekordi
Algjeria mposht Jordaninë 2-1, vijon ëndrra për kualifikim në Botëror
Trajneri i Anglisë i pakënaqur me pushimet e hidratimit: Ndryshon vrullin e ndeshjes
- 13:52 Rusia lëshon raketa në rajonin e Dnipropetrovskut të Ukrainës, 3 të vrarë dhe 23 të plagosur
- 13:46 Presidenti dhe ministri i jashtëm i Iranit mbërrijnë në Pakistan pas bisedimeve me SHBA-në
- 13:45 Berisha komenton deklaratat e Ramës në Financial Times: Urrejtje ndaj shqiptarëve
- 13:40 Irani refuzoi inspektimet e IAEA-së në centralet bërthamore, Trump: Ata kanë rënë dakord
- 13:37 Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik
- 13:30 Skadimi i marrëveshjes me SHBA, Izraeli synon pavarësi ushtarake. Netanyahu: Duhet të prodhojmë armët tona