Rikthehet magjia e Champions League, dy supersfida këtë të martë

11 Prill 2023 | 14:43

Liga e Kampionëve rikthehet mbrëmjen e sotme me dy sfida të jashtëzakonshme të vlefshme për fazën çerekfinale të kompeticionit. E cilësuar një finale e parakohshme dhe nuk pritet të zhgënjejë aspak sportdashësit, është ndeshja Mancester Siti-Bajern, ndërsa në ‘Etihad’ të gjitha biletat janë shitur.

Mungesat nuk janë një problem për qytetarët të cilët do të luajnë pa Foden, ndërsa në anën tjetër sulmuesi kryesor i skuadrës Cupo Moting nuk është në dispozicion. Vec kamerunasit Tomas Tuhel do të luajë pa Hernandez, portierin Nojer dhe Vaner. Në 10 përballjet e fundit në të gjitha kompeticionet bilanci është i barabartë, 5 fitore Bajerni dhe 5 Mancester Siti, ndërsa ndeshja më kulminante cilësohet kjo e sotmja.

Një tjetër përballje me shumë interes është ajo që luhet në Lisbonë mes Benfikës dhe Interit. Portugezët cilësohen favoritë poër triumfin në këtë përballje, kjo dhe për statistikat e jashtëzakonshme të kësaj skuadre, e cila në grupe shkëlqeu ndaj PSG-së dhe Juventusit. Dy herë janë përballur me njëra-tjetrën, kun ë 2004-ën Interi mposhti Benfikën në Europa Lig. Nga 3 lojtarë nuk janë në dispozicion për secilën skuadër, ndërsa gjyqtar i takimit është britaniku Majkël Oliver.

Cempions Liga do të vijojë dhe ditën e mërkurë me dy përballje të tjera Milan-Napoli dhe Real Madrid-Çelsi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut

“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur plot 13 herë kampion kombëtar, si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale. Lojtar dhe...
16:32 | 15/07/2026

Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas gazetarit të...
13:16 | 15/07/2026

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026