Rikthehet magjia e Ligës së Kompionëve| City kërkon hakmarrjen, Reali me mungesa

9 Maj 2023 | 14:54

Gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Mancester Sitit luhen mbrëmjen e sotme në Bernabeu, në një 90 minutësh që premton spektakël. Dy skuadrat synojnë të bëjnë më të mirën në këtë përballje, në mënyrë që të prekin finalen e Stambollit, por gjithçka do ta vendosë fusha e lojës.

Aktualisht Mancester Siti është një nga skuadrat më të forta në botën e futbollit, si dhe pretendentja kryesore për fitimin e Championsit, por në anën tjetër vijnë ekspertët e këtij kompeticioni. I vetmi problem, duke pasur në favor dhe historinë, për madrilenët mbeten mungesat me Sebajos, Mendi dhe Militao. Në kampin e ‘the sitizens’ gjithçka duket në rregull edhe pse mbrojtësi Ake ka shfaqur problem muskulore.

Kjo është përballja e 9 mes Realit dhe Mancester Sitit ne Ligën e kampionëve, ndërsa 3 përballje i takojnë anglezëve, 3 galaktikëve, ndërsa 2 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Përplasja më e fundit mes dy klubeve është ajo e vitit të shkuar, ku madrilenët mposhtën e drejtuar nga Anceloti mposhtën anglezët në gjysmëfinalen e kompeticionit, kun ë fund u shpallën kampionë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026