Rikthehet murtaja e bagëtive të imëta në Shkodër, ngordhin dhjetëra krerë

19 Maj 2026 | 13:12

Në qarkun e Shkodër është rikthyer murtaja e rumitantëve të vegjël pas afro një viti, duke prekur njësinë administrative Dajç. Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë urdhër për vendosjen në karantinë të zonës në një rreze prej 3 deri në 10 kilometrash.

Rasti i parë për këtë vit është konstatuar në fshatin Mali i Gjymtit. Rreth 20 krerë dele të fermerit Sokol Volaj janë groposur, ndërsa pritet asgjësimi edhe i afro 60 krerëve të tjera. Rasti është konfirmuar zyrtarisht prej tre ditësh.

Dëmi i shkaktuar fermerit Volaj konsiderohet i madh, pasi llogaritet rreth 10–15 milionë lekë të vjetër, ndërsa ai shpreson të dëmshpërblehet.

Ndërkohë, administratori i njësisë administrative Dajç, Broz Pjetrani, thotë se ka dyshime për raste të tjera të murtajës tek bagëtitë e imta në këtë zonë, ndaj do të kryhen inspektimet dhe analizat përkatëse.

Përveç Dajç, Drejtoria Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Shkodër ka nisur kontrolle edhe në zona të tjera për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes. Murtaja prek kafshët, por nuk transmetohet tek njerëzit.

Vitin e kaluar në Shkodër u konstatuan tre raste të tilla, duke çuar në asgjësimin e bagëtive të imta dhe vendosjen në karantinë të zonave të prekura, sipas afateve ligjore të përcaktuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze

Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre. Mjekët e shërbimit të urgjencës...
18:16 | 06/07/2026

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026