Rikthehet pas 30 vitesh ekspozita “Pranverë”, bashkon tre breza artistësh në Durrës
Pas më shumë se 30 vitesh, Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Durrës rikthen një traditë të vjetër e të dashur për qytetin bregdetar, hapjen e ekspozitave kolektive të artit pamor.
Në ambientet e rikonstruktuara të galerisë “Nikolet Vasia”, u çel ekspozita e titulluar “Pranverë”, një ekspozitë që bashkon artistë të tre epokave të ndryshme.
Në këtë hapësirë të rilindur për artin, vizitorët mund të shijojnë rreth 71 vepra, tablo dhe skulptura, që përfaqësojnë historinë dhe trashëgiminë e artit pamor në Durrës.
“Një ekspozitë e cila hapet mbas më shumë se 30 e sa vitesh, duke pasur parasysh traditën që kemi pasur për të hapur ekspozita të pranverës dhe ekspozitë në fund të vitit. Bënim dy ekspozita para viteve ‘90, dhe duam ta ringjallim këtë ekspozitë. Janë rreth 71 vepra, me mjaft artistë, por e kemi konceptuar si në tre epoka”, tha Idriz Balano, skulptor.
“Galeria ‘Nikolet Vasia’, pas rikonstruksionit që pati, hapi dyert për të gjithë artistët durrsakë por jo vetëm. Kjo galeri sot ka bërë bashkë shumë breza të artit pamor, por edhe të skulpturës”, thekson Alketa Tragaj, drejtoreshë e Teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Përmes natyrave të qeta, peizazheve, kompozimeve, portreteve dhe skulpturave, ekspozita ofron një udhëtim figurativ në historinë e artit pamor të qytetit, që nga koha para realizmit socialist e deri në krijimtarinë bashkëkohore. Një dëshmi e gjallë e traditës, transformimit dhe vazhdimësisë së artit në Durrës.
Ekspozita “Pranverë” do të qëndrojë e hapur deri më 19 maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset
- 21:53 Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
- 21:51 Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 21:50 Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën
- 21:43 Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
- 21:38 A është Turqia përgjigja për problemet energjetike të Gjermanisë?