Jal Y’Mar, një përvojë unike e të jetuarit!
Kur flitet për detin, destinacioni i preferuar është jugu i Shqipërisë, me ujërat kristal dhe kodrinat e veshura me gjelbërim. Shumë vite më parë, perlat e jugut pak njerëz i kanë shijuar, kryesisht për shkak të mungesës së rrugëve. Që prej krijimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së aksesit, numri i vizitorëve të rivierës, qofshin vendas apo të huaj, ka ardhur në rritje, duke kapur pikun dy vitet e fundit.
Një ndër destinacionet më premium e të preferuara është Gjiri i Jalit, ku sot po ndërtohen facilitete dhe shërbime të standardeve ndërkombëtare; Projekte hotelerie me 5 yje, brende ndërkombëtare, të cilat po pasurojnë këtë gji të mrekullueshëm me akomodime e shërbime cilësore, që si rrallë herë janë parë jo vetëm në jugun tonë, por edhe në gjithë Shqipërinë.
Krahas projekteve të hotelerisë, në Gjirin e Jalit po zhvillohet aktualisht edhe një koncept rezidence banimi ekskluzive dhe premium, një oaz arkitekturor, i quajtur Jal Y’Mar, i cili në sajë të elegancës dhe shkrirjes së përsosur me natyrën, vetëm sa i shton më tej vlerën kësaj perle të vendosur nën kurorën e fshatit historik të Vunoit. Pikërisht nga ky fshat është frymëzuar edhe kompleksi rezidencial Jal Y’Mar, me kalldrëmet dhe dritaret greko-romake, duke e zbritur simbolikisht Vunoin poshtë në gjirin që njomet nga ujërat më të paqta e të patrazuara të rivierës shqiptare.

I projektuar dhe zbatuar nga studioja prestigjioze dhe ndërkombëtare Oppenheim Architecture, kompleksi ofron cilësinë maksimale të ndërtimit, organizimit dhe një ambient familjar luksoz për t’iu dhuruar banorëve të rinj pushimin e dëshiruar, jo vetëm gjatë muajve të nxehtë të verës, por përgjatë 12 muajve të vitit. I ndodhur vetëm 150 metra larg detit, Jal Y’Mar do të sjellë një standard të ri jo vetëm në Rivierën Shqiptare, por po cilësohet nga arkitektë, inxhinierë e ekspertë imobiliarë si një nga projektet më premium të rajonit.
Me një dizajn unik, kjo rezidencë do të vishet me ngjyrën e shkëmbit të zonës, duke u bërë kështu njësh me natyrën e paprekur të Gjirit të Jalit. I projektuar në formatin ku secila njësi banimi ka pamje të dedikuar dhe unike nga deti, asnjërit prej banorëve të ardhshëm nuk do t’u duhet të bëjnë një zgjedhje të vështirë investimi. Përpos vlerave arkitekturore dhe estetikës që e dallojnë këtë projekt, një tjetër vlerë është komuniteti, i përzgjedhur me kujdes, duke ofruar kështu mundësinë më të mirë për të jetuar ose pushuar në jugun e Shqipërisë. I ndërtuar pranë detit, i zhytur në mes të gjelbërimit dhe bimëve të harlisura, njësitë rezidenciale kanë pamje dhe akses të menjëhershëm në det.
Kompleksi Jal Y’Mar disponon 121 apartamente të tipologjive 1+1, 2+1, 3+1, penthouse dhe vila elitare, të gjitha të pajisura me pishinë individuale. Lartësia e apartamenteve është 3.1 metër në dorëzim, duke i bërë këto mjedise akomodimi të dallojnë për kubaturën e bollshme, çka krijon frymëmarrje, lirshmëri e dritë. Pranë rezidencave ndodhet edhe hoteli me 5 yje, i përbërë nga 128 dhoma, 3 pishina të jashtme, 1 e brendshme dhe 3 restorante. Hoteli do të mbajë emrin e një brendi të mirënjohur ndërkombëtar dhe do të jetë i hapur 365 ditë të vitit.
Gjiri i Jalit është i pozicionuar në mënyrë aq strategjike, në distancë ideale nga dhjetra atraksione të zonës, ku në çdo stinë ka diçka për të bërë. Të kridhesh në ujërat turkuaz e të kristalta, të bësh hiking, të marrësh rreze me “ninullën” e dallgëve në sfond, të shijosh ushqimet e mrekullueshme të kuzhinës mesdhetare. Përpos gjirit kryesor, atij të Jalit, vizitorët e kompleksit Jal Y’Mar, qofshin banorët apo edhe bujtësit e hotelit, do të kenë mundësi të shijojnë gjithashtu destinacione të tjera historike, si Vunoi, Gjiri i Akuariumit, kalaja ikonike e Ali Pashës në Porto Palermo, kanioni i Gjipesë, etj. Por edhe qendrat që ofrojnë argëtim dhe jetë nate nuk janë larg, që nga Dhërmiu, Palasa e Himara. Ky pozicionim strategjik ia rrit edhe më vlerën kompleksit Jal Y’Mar, çka bën që turistët që e vizitojnë të rikthehen në këtë vend e shumë syresh, edhe të ëndërrojnë të jetojnë përgjithmonë këtu.
Dhe kjo së shpejti do të jetë plotësisht e mundur, veç jo për këdo, por ekskluzivisht për një pjesë të përzgjedhurish fatlumë, pasi opsionet rezidencale të disponueshme në Jal Y’Mar janë drejt ezaurimit.
Përfytyroni të bini në gjumë me “ninullën” e detit Jon dhe të zgjoheni nga drita që derdhet si pluhur magjik mbi ndërtesat fine. Ky mirazh mahnitës s’është e thënë të mbetet i kyçur përjetësisht në imagjinatën tuaj. Ai mund të bëhet realitet falë Jal Y’Mar. Një përvojë unike e të jetuarit!
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset