Rikthehet skandali ‘Pegasus’, në përgjim liderët katalanas

19 Prill 2022 | 19:53

Programi ‘Pegasus’ është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për përgjimin e liderëve katalanas pro-pavarësisë.

Të paktën 65 persona, përfshirë 3 presidentë katalanas dhe 4 euro-deputetë janë përgjuar në periudhën 2017-2020.

Ish-presidenti Carles Puigdemont, aktualisht euro-deputet, kërkoi një hetim në nivel evropian.

“Ne, si ligjvënës dhe të paktën një nga asistentët tanë janë përgjuar nga ‘Pegasus’ teksa punonin në këtë zyrë, duke vënë në rrezik informacionet e gjithë Parlamentit”, tha eurodeputeti Carles Puigdemont.

Grupi kanadez që udhëhoqi kërkimet, ‘Laboratori i Qytetarëve’, pretendon se pas akteve të spiunazhit, që kanë një kosto prej qindra miliona euro, janë autoritetet spanjolle.

“Shteti spanjoll ka organizuar një komplot kriminal me para nga burime të fshehta për të sulmuar një lëvizje politike demokratikisht legjitime në institucione dhe në rrugë”, u shpreh Puigemont.

Madridi zyrtar i ka mohuar këto akuza.

“Qeveria nuk ka asgjë për të fshehur, absolutisht asgjë. Rrjedhimisht, ajo do bashkëpunojë maksimalisht me drejtësinë në hetimin e këtij rasti, nëse gjykata do ta kërkojë”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Isabel Rodriguez.

Ndërkohë, komisioni i Parlamentit Evropian i ngarkuar me hetimin mbi aktivitetet e programit “Pegasus” nisi nga puna të martën.

Ai do të menaxhojë edhe rastet e tjera të përgjimeve, që përfshijnë akuzat ndaj Hungarisë, Polonisë dhe Greqisë.

Programi, i krijuar nga kompania izraelite NSO, depërton nëpër pajisje për të lexuar tekste, dëgjuar telefonata, apo për të aktivizuar mikrofonin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026