Rikthimi i Berishës në krye të PD, dëmton gjithë demokratët, thotë pedagogu Erlis Çela
Pedagogu dhe ekspert i shkencave të komunikimit, Erlis Çela tha në Euronews Albania se e sheh të vështirë një rikthim të Berishës në drejtimin e PD. Por edhe nëse kjo ndodh ose nëse z. Berisha vendos të krijojë një parti tjetër, kjo sipas tij do të jetë vetëm në dëm të PD dhe demokratëve.
“Qoftë krijimi i një grupi tjetër apo përpjekja për të rrëzuar Bashën do të jetë një betejë në dëm të demokratëve dhe PD. Besoj se në këto momente më i gëzuari është Rama. I gjithë debati është përqendruar brenda PD ndërkohë që vendi është në gjendje të vështirë ekonomike. Në vend që sot të flisnim për mungesën e një programi qeverisës, shikon për çfarë flasim”, u shpreh ai.
Deklaratat e sotme të ish-kreut të PD për një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës sipas z. Çela janë jokoherente për faktin se z. Berisha ka qenë mbështetësi më i madh i z.Basha në të gjitha disfatat e tij, dhe arsyeja pse Basha është ende sot në krye të PD.
“Nëse do të kishte marrëveshje Rama-Basha, Berisha duhet ta dinte i pari”, u shpreh z. Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta