Rimëkëmbet euro, java e parë e janarit nis me rritje për valutat e huaja

8 Janar 2024 | 16:50

Monedha europiane e ka nisur këtë vit, duke fituar pikë përballë lekut. Vetëm në një javë, euro ka fituar gati dy pikë. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një  euro po këmbehet aktualisht me rreth 104 lekë.

Ky është niveli më i lartë i monedhës europiane përballë lekut, regjistruar në dy muaj.

Për ekspertët e tregut, largimi i emigrantëve që erdhën për festa mund të ketë ndikuar në sasinë e eurove në qarkullim, ndërsa pritet që një nivel i tillë të vijojë edhe përgjatë këtij viti me luhatje të vogla.

Euro u zhvlerësua në vitin 2023 me 18 pikë, në nivele që nuk ishin parashikuar nga ekspertë të ekonomisë apo agjentë tregtarë që lidhin kontrata jashtë vendit, duke zbritur në korrik deri në 100.4 lekë.

Në të njëjtin ritëm kanë ecur edhe valutat e tjera, si dollari amerikan e paundi britanik, ndërsa Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të ndërhyjë përsëri, duke rritur normën bazë të interesit si një mënyrë për të rikthyer në objektiv inflacionin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026