Rimëkëmbja e turizmit në BE, Spanja dhe Greqia lehtësojnë masat për turistët
Ritmet e ngadalta te vaksinimit ne Evropë dhe rritja e numrit te infektimeve rrezikojnë serish sezonin turistik. Spanja dhe Greqia kane vendosur te lirojnë pjesërisht masat kufizuese për te shpëtuar këtë sektor nga kriza, për të dytin vit radhazi.
SPANJA
Java e shenjtë simbolizon edhe fillimin e sezonit turistik në Spanjë, por që këtë vit, ashtu si edhe një vit më parë është lënë në hije nga Pandemia e COVID-19. Gjatë fundjavës, grupe turistësh francezë, gjermanë dhe holandezë kanë mbërritur në aeroportin e “Kosta de Sol”.
Plazhet janë gati, baret dhe restorantet do të qëndrojnë hapur deri në 10 e gjysmë të mbrëmjes, ashtu si edhe muzetë dhe monumentet e kulturës.
President i Federatës së Turizmit në Spanjë, Gregorio García, tha se nuk do ketë një javë të shenjtë për sezonin turistik në Spanjë, pasi vetëm 12-14% të hoteleve po kryejnë aktualisht aktivitetin e tyre.
“Nuk ka javë të shenjtë, nuk kemi asnjë parashikim, pasi vetëm 12 deri në 14% të hoteleve janë hapur. Këto janë biznese familjare dhe gjithashtu janë në fuqi masat dhe mbylljet në disa provinca”, u shpreh z. García
Spanja do të heqë kufizimet për sa i përket fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar këtë të martë. Vendimi vjen pasi procesi i vaksinimit në Britani ka ecur me ritme të shpejtë, ndryshe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, masat anti-COVID në Britani e kanë bërë të paligjshëm udhëtimin turistik, përveç rasteve mjekësore dhe ato për arsye biznesi.
Për të gjithë ata shtetas jashtë Bashkimit Evropian, që do të udhëtojnë drejt Spanjës, masat anti-COVID janë sërish të aplikueshme deri në datën 30 Prill.
GREQIA
Një tjetër destinacion i njohur është Greqia, e cila shpreson të tërheqë sa më shumë vizitorë që të shpëtojë sezonin turistik
Shteti fqinj, vendosi që të gjitha vaksinat, përfshi ato ruse dhe kineze, të përdoren për vaksinimin e popullsisë, teksa të gjithë turistët e vaksinuar do të mund të kalojnë lehtësisht në kufi, pa pasur nevojë të presin në radhë.
Ministri grek i turizimit, Harry Theoharis, u shpreh se shteti grek ka vendosur që të pranojë vaksinat lindore pasi nuk përbëjnë rrezik për shëndetin.
“Pas konsultimeve me ekspertët tanë, ne arritëm në përfundimin që vaksinat ruse dhe kineze nuk kanë asnjë rrezik shëndetësor. Ndërkohë që këto vaksina kanë nisur procesin e certifikimit në Bashkimin Evropian, ne kemi vendosur që të pranojmë të gjitha këto vaksina në vendin tonë”, u shpreh ministri grek.
Turizmi është ndër sektorët më të goditur nga Pandemia e COVID-19, ku numërohen edhe mijëra vende të humbura pune.
FRANCA
Kriza shëndetësore i kushtoi Parisit dhe rajoneve përreth 15.5 miliardë euro të ardhura vitin e kaluar për shkak të një “rënie historike të vizitorëve të huaj, sipas shifrave nga Komiteti Rajonal i Turizmit.
Në javët e fundit, turistët francezë kanë vizituar Andorrën. Edhe pse komplekset e skive janë të mbyllur për vizitorët nga jashtë, baret dhe restorantet janë të hapura.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania