Rindërtimi, në një vit u mblodhën tre miliardë lekë donacione
Zbulohet shuma e donacioneve të mbledhura, që do të shkojnë për rindërtimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Vlera prej 3 miliardë lekë, u bë e ditur nga ministri Ahmetaj, në puntaten e parë të këtij sezoni të dokumentarit investigativ Unpublished.
“Të gjitha donacionet brenda këtij viti janë tre miliardë lekë,” – shprehet për Unpublished zoti Ahmetaj.
Por edhe ky proces shoqërohet me mungesë transparence. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të gazetarëve të Euronews Albania, lista e donatorëve me shumat përkatëse, nuk na u vu në dispozicion.
Nga ana e tyre ekspertët e ekonomisë hedhin hije dyshimi mbi mënyrën se si u zhvilluan tenderat e “Rindërtimit”. Pano Soko deklaron se përmes procedurës së kufizuar që u përdor, u favorizuan oligopolet e ndërtimit, duke nxjerrë jashtë garës kompanitë e huaja.
“Thirrjet që u zhvilluan për garë duket që kishin qenë të trukuara që në fillim, me qëllim adminstrimin e fondeve të rindërtimit dhe po flasim për shuma jashtëzakonisht të mëdha të menaxhoheshin nga kompani të cilat kishin lidhjet e tyre me qeverinë apo me pushtetin e momentit. U përjashtuan nga gara gjithë kompanitë ndërkombëtare nuk morën pjesë kompanitë ndërkombëtare çka do t’I jepte një garanci për cilësi e para dhe për një nivel tjetër të menaxhimit financiar, administrimit financiar të parave,” – thotë eksperti i ekonomisë Pano Sako.
Ndërsa ky proces është shndërruar në një debat politik, situata në terren nuk është aspak e mirë.
Janë 1234 familje që po i kalojnë këto ditë të ftohta dimri në çadër. Disa prej tyre ishin personazhe të Unpublished.
“Thonë që do marrim shtatë milionë, por çfarë të bësh me shtatë million sot, çfarë do bësh, asnjë gjë nuk bëhet. Ku do të jetoj, ku do të shkoj,” – thotë zonja Fiqirete.
“Unë nuk dua të bëj dokumente, jo të rrëzohet ky dhe të ngrihet ai. Unë dua dokument të bëj shtëpinë,” – thotë për Unpublished zonja Mrike.
Ministri Arben Ahmetaj deklaroi se në pranverën e 2022, do të zhduket çdo gjurmë tërmeti nga zonat e prekura. Por deri atëherë shumë familje, do vijojnë të qëndrojnë në qiell të hapur.
Emisioni Unpublished rikthehet këtë sezon, me investigime në terren mbi temat e forta të aktualitetit, lulëzimin e trafiqeve të paligjshme, krimin dhe përplasjet e bandave më të forta në vend. Çdo të mërkurë në orën 21.30 në Euronews Albania.
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë
- 12:13 Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër. Me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës
- 12:05 Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia
- 11:49 Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
- 11:47 Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka