Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Fshati do ketë prioritet se banorët po jetojnë nëpër çadra

9 Tetor 2020 | 12:00

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishte sot në zonën e Baldushkut për të përuruar shtëpinë e rindërtuar të një banori të zonës e cila ishte dëmtuar nga tërmeti.

Kreu i qeverisë kritikoi ata që sipas tij punojnë në Facebook, dhe tha se procesi i rindërtimit nuk është aq i thjeshtë për shkak të proceduarve.

Ai tha se prioritet do të ketë ndërtimi i shtëpive në fshat, ku banorët jetojnë ende nëpër çadra apo ambiente të sajuara.

“Kjo shtëpi u desh vetëm 3 javë për t’u nderuar, por deri tek fillimi i punës duhet bërë inventarizimi i dëmeve, verifikimi, rilevimi i terreni për projektuesin, projekti, financimi, garat, kontratat dhe pastaj vjen puna. Për shtëpitë është më e shpejtë, për pallatet është më e ngatërruar dhe kërkon më shumë kohë.

Ata në qytet janë nëpër shtëpi, jo në rrugë, ndajë për ne ka shumë rëndësi që shtëpitë nëpër fshatra t’i mbyllim sa më shpejt se janë nëpër tenda apo dhoma të përkohshme, ndaj duhet durim”, tha kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026