Risi dhe rikonfirmime, mosha mesatare e qeverisë “Rama 3”

3 Shtator 2021 | 18:15

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e djeshme prezantoi kabinetin e ri qeveritar, ku krahas ri-konfirmimeve të “xhaketave të vjetra” pati dhe prurje të reja.

Pjesa kryesore, e cila menjëherë bie në sy është fakti se z. Rama ka zgjedhur t’u besojë grave ministritë kyçe.

Nga 15 ministri që janë në total, 12 prej tyre janë gra, zgjedhje kjo që tregon se Rama ka në fokus fuqizimin e rolit të gruas.

Në një përllogaritje të bërë nga Euronews Albania rezulton se mosha mesatare e qeverisë “Rama 3” është 45.5 vjeç.

Ekipi i plotë i kryeministrit Rama: 

  • Arben Ahmetaj– Zv.kryeministër
  • Ulsi Manja- Ministër i Drejtësisë.
  • Delina Ibrahimi– Ministër i Financave dhe Ekonomisë
  • Ogerta Manastirliu– Ministre e Shëndetësisë
  • Bledi Çuçi– Ministër i Brendshëm
  • Belinda Balluku– Ministre Energjisë dhe Infrastrukturës
  • Olta Xhaçka– Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
  • Mirela Kumbaro– Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
  • Evis Kushi– Ministre e Arsimit dhe Sportit
  • Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
  • Frida Krifca– Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  • Elva Margariti – Ministre e Kulturës
  • Milva Ikonomi – Ministre Shteti Për Standarded dhe Shërbimet
  • Elisa Spiropali– Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Bora Muzhaqi– Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Edona Bilali– Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026