Risitë e votimit në Itali, parlamenti ka më pak deputetë
Rreth 51 milionë italianë votojnë këtë të diel për zgjedhjet e përgjithshme në vend.
Për herë të parë në historinë e Republikës edhe të rinjtë 18-vjecar do të votojnë për Senatin, deri më tani votonin ata që kishin mbushur 25 vjeç.
Është gjithashtu hera e parë që parlamenti ka më pak deputetë, 600 përfaqësues të zgjedhur.
Reforma kushtetuese e vitit 2020, reduktoi numrin e deputetëve që dikur ishin gjithsej 945.
Ligji aktual zgjedhor italian, i quajtur Rosatellum, me një raund votimi, është një përzierje e mirë e një metode të së kaluarës ku rreth 37% e parlamentarëve zgjidhen me këtë sistem dhe 61% zgjidhen me metodën proporcionale.
Sistemi proporcional parashikon gjithashtu një prag pengues: partitë dhe koalicionet duhet të arrijnë një përqindje minimale të votave në nivel kombëtar për të hyrë në Parlament.
Pragu është i barabartë me 3% për një parti të vetme dhe 10% për koalicionin.
2% e parlamentarëve (8 deputetë dhe 4 senatorë) zgjidhen nga zona e italianëve jashtë vendit që votojnë me sistem proporcional dhe mund të shprehin preferencat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA