Rita Petro e hapur për një dashuri të re pas humbjes së partnerit 

19 Prill 2022 | 10:26

Mëngjesi i Rita Petros nis me kafenë e mëngjesit, gjimnastikën, pikturat dhe kujdesin për kopshtin e saj shumëngjyrësh.

Guximtare me penën e saj, ajo tregoi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se mëngjeset janë një pjesë e ditës që i shfrytëzon për të pasur pak qetësi

Prej afro dy vitesh jeta e saj ka ndryshuar pasi njeriu i zemrës, Latif Ajrullai u largua nga jeta. E mbushur me kujtimet që ai ka lënë pas, për Ritën gjëra nuk janë më si më parë.

“ Jam bërë më tepër aktive sepse ai ishte nga ata njerëz që të qetësonte, të krijonte një lloj sigurie. Ne ishim miq, ishim partner shumë të mirë dhe që normal viti i parë është një dhimbje jashtëzakonisht e madhe. Ngihesha në mëngjes mungonte te kafja, pasditet që kalonim bashkë, bisedat, ato vështirësitë e punës,” – u shpreh ajo.

Rita na tregoi se është e hapur ndaj dashurive të reja sepse rrugëtimi i saj në këtë jetë është vetëm.

“Në momentin që je një person i lirë atëherë normalisht jeta për ty vazhdon. Normalisht gjithë dyert janë të hapura kundrejt dashurisë se sa lloji i dashurisë. Ne i dimë shumë mirë që të gjitha llojet e dashurisë janë të mirë se ardhura derisa të kemi jetën, sepse në fund të fundit është një energji që e kemi brenda vetës,” – u shpreh poetja.

Pas kafes së mëngjesit dhe fiskulturës, Rita merret me pikturë. Ajo rrëfeu për “Mirëmëngjes” se vite më parë ka qenë ngushtë e lidhur me pikturën dhe i është kthyer me shumë pasion. Poetja u shpreh se në telajo hedh kryesisht frymëzimet e çastit. E pas kësaj, vendin e ka puna.

Në shtëpinë botuese ajo ndan një pjesë të mirë të ditës, ndërsa tregon qe ka mbledhur një staf me goca dhe gra që i janë përkushtuar librit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022