Rithemelimi akuza Blendi Gonxhes: Po shkel ligjin, pronar kompanie private

20 Janar 2024 | 15:00

5 ditë pasi nisi zyrtarisht detyrën në krye të ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, kanë mbërritur akuzat e para nga opozita për Blendi Gonxhen.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin e Rithemelimit, Genta Vangjeli, përmes një deklarate për mediat dneoncoi ministrin e ri të kabientit Rama duke thënë se po shkel ligjin pasi vijon të jetë pronar i kompanisë së tij private.

“Sipas ekstraktit të lëshuar nga QKB më datë 19 janar 2024 subjekti tregtar Albarent shpk me status aktiv, vazhdon të ketë ka si pronar me 100% të kapitalit shtetasin ministër Blendi Gonxhja. Ajo që, si ministri, si shefi i tij Rama, por edhe Presidenti shpërfillin apo bëjnë sikur nuk e dine, është ligji i cili e thotë qartë në nenin 27, pika B dhe C. Bëhet fjalë për ligjin Nr.9367 për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, tha Vangjeli.

Vangjeli kërkoi nga Gonxhe që të japë dorëheqjen.

“Blendi Gonxhja, përpara marrjes së detyrës së ministrit duhej, ose të ishte vetëpërjashtuar nga shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore. Njërën ose tjetrën. Blendi Gonxhja, duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga funksioni publik”, nënvizoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026