Rival i përbetuar i presidentit Erdogan, ja kush ishte kleriku turk Fetullah Gulen

21 Tetor 2024 | 08:23

Fethullah Gulen, i cili ka ndërruar jetë këtë të hënë, ishte një predikues dhe ish-mësues turk, i njohur për krijimin e një lëvizjeje të fuqishme islamike, e njohur si Lëvizja Guleniste.

Lëvizja Gylen është një grup organizatash fetare, arsimore dhe sociale në Turqi dhe jashtë saj, e themeluar dhe frymëzuar nga Fethullah Gylen. Në maj 2016, Turqia e cilësoi lëvizjen një organizatë terroriste, duke iu referuar asaj si Organizata Terroriste Fetullah (FETO).

Fetullah Gulen lindi më 27 prill 1941, në Turqi, dhe gjatë karrierës së tij, ka promovuar një kombinim të Islamit me edukimin dhe dialogun ndërfetar.

Gulen u bë i njohur për aktivitetet e tij në arsim, duke themeluar shumë shkolla, universitete dhe institucione edukative në Turqi dhe në vende të tjera.

Pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016, ai u akuzua nga qeveria turke se fshihej pas përpjekjes për të rrëzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan, akuza që ai gjithmonë i ka mohuar.

Pas këtij ngjarjeje, Gulen jetoi në Shtetet e Bashkuara, ku kërkoi azil.

Ai ka qenë një figurë e polarizuar, me mbështetës dhe kundërshtarë të shumtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026