Rivalitet për kreun? Analistët: Meta kërkon të nxisë aksion opozitar pa Berishën
Yuri Kim dhe Ilir Meta kanë lënë mënjanë përplasjet e disa muajve më parë. Ambasadorja amerikane u shfaq të premten në zyrë kryetarit të Partisë së Lirisë.
Ky takim i papritur lexohet si një mesazh për Metën, por edhe për Berishën
Analistët Ergys Mërtiri dhe Aleksandër Çipa komentuan takimin për Euronews Albania, si një lëvizje të zgjuar të ambasadores Kim.
“Ajo çfarë ne kuptojmë është që amerikanët nuk e kanë ‘non grata’ zotin Metën dhe për pasojë, e konsiderojnë partner politik me të cilin ata mund të bisedojnë. Nuk do të thotë gjë që e mbështesin apo jo, është normale që ambasada të takojë çdo person që është person politik”, thotë analisti Ergys Mërtiri.
“Diplomatikisht është një lëvizje e zgjuar sepse është krijuar një perceptim ndoshta i rremë për një lloj ngrirjeje të krejt marrëdhënies diplomatike me spektrin opozitar të vendit, dhe kjo është e gabuar. Çon kumte për opozitarizimin institucional në Shqipëri dhe vakumi i krijuar prej ngrirjes për shkak të non gratës së zotit erisha, duhet të tejkalohet”, shprehet analisti Aleksandër Çipa.
Mërtiri e Çipa shohin një ftohje në aleancën Meta-Berisha, e cila u reflektua edhe në protestën e 13 shtatorit të Partisë së Lirisë, ku Berisha nuk mori pjesë.
“Duket që ka një lloj rivaliteti dhe ky lloj rivaliteti sjell në një farë mënyre, jo distancim por sjell përçarje brenda vet grupit opozitar. Vetë fakti që zoti Meta po kërkon të nxisë aksion opozitar pa mbështetjen e zotit Berisha dhe nga ana tjetër zoti Berisha që nuk i ofron mbështetje zotit Meta tregon që ka diçka midis palëve. Protesta e fundit e zotit Meta u pa qartë që nuk gëzonte mbështetjen e Partisë Demokratike”, thotë Mërtiri.
“Ka vakume, jo mosmarrëveshje, por vakume që lidhen me partneritetin e tyre të pandriçuar për publikun dhe ortakërinë politike e cila në ditët e sotme është më problematike sesa partneriteti, jo çdo ortakëri është partneritet. Ngërçi që ka zoti Berisha është një ngërç që nuk i garanton perspektivë të të qenit kryetar i gjithë spektrit opozitar. Dy liderët që përfaqësojnë dy forcat opozitare janë persona pa agjendë politike dhe itinerare diplomatike. Kjo është dëmshme, e rrezikshme dhe penguese për opozitarizmin shqiptar”
Pas rikthimit të Metës në politikën aktive, dy liderët e opozitës deklaruan se do të jenë në aleancë për të rrëzuar qeverinë. Por deri më tani nuk kemi parë asnjë aksion të përbashkët, madje në protestën e njërës palë, nuk mori pjesë pala tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran