Rivendoset kryqi i Notre Dame, kur rihapet katedralja simbol e Parisit

25 Maj 2024 | 16:37

Një kryq i madh në katedralen Notre Dame të Parisit, që i mbijetoi zjarrit shkatërrues të vitit 2019, u riinstalua në objektin e kultit pas një procesi të kujdesshëm restaurimi nga hekurpunues artistikë të ardhur posaçërisht nga Normandia.

Kryqi madhështor, i lartë 12 metra dhe i rëndë 1.5 tonë, është i vetmi element i çatisë së katedrales që i rezistoi flakëve të 5 viteve më parë. Ai u rivendos përmes një vinçi të madh.

Rreth 250 kompani dhe disa qindra zanatçinj, arkitektë dhe profesionistë kanë kontribuuar në procesin masiv të restaurimit, përmes të cilit synohet që Notre Dame të rihapë dyert më 8 dhjetor të këtij viti.

Zjarri, që ra më 15 prill 2019, shkaktoi shembjen e shtizës së godinës dhe të një pjese të çatisë së saj. Ndërsa sot, procesi i restaurimit ka shënuar hapa përpara, përfshirë rivendosjen e shtizës.

Ngjarja e 5 viteve më parë i shkaktoi një dëm të madh katedrales, një trashëgimi botërore e UNESCO-s dhe një simbol i rëndësishëm i krishterimit, që mirëpret rreth 12 milionë vizitorë në vit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026