Rizgjedhja e Trump tremb Evropën
Politikanët dhe diplomatët evropianë janë përgatitur tashmë për ndryshimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara në rast se Donald Trump rikthehet në presidencë.
Tani që kandidati republikan ka zgjedhur senatorin e Ohajos, J D Vance si zëvendësin e tij, dallimet mes Uashingtonit dhe Brukselit duken edhe më të zymta sidomos sa i takon Ukrainës, sigurisë dhe marrëdhënieve tregtare.
Një kritik i zëshëm i ndihmës amerikane për Ukrainën, Vance deklaroi këtë vit në Konferencën e Sigurisë në Mynih se Evropa duhet të zgjohet dhe të kuptojë se Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen tek Azia Lindore.
Një diplomat evropian deklaroi në kushte anonimati se pas 4-vjeçarit të parë të Donald Trump askush nuk është më naiv. “Ne e dimë se ç’do të thotë nëse Trump kthehet për një mandat të dytë, pavarësisht kandidatit të zgjedhur si zëvendës të tij”, deklaroi diplomati.
Duke e portretizuar Bashkimin Evropian si një varkë me vela që bëhet gati për stuhinë, diplomati shtoi se me çfarëdo që do të përballet, Unioni do ta ketë të vështirë.
Shtetet e Bashkuara mbeten për momentin aleati më i madh i Ukrainës në përballjen me Rusinë. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi më herët se nuk i trembej një rizgjedhjeje të Donald Trump. “Nuk kam frikë nga rizgjedhja e tij, ne do të punojmë së bashku”, deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë