RMV, 500 denoncime në vit për dhunë që vjen kryesisht nga bashkëshorti
Në 12 vite në Maqedoninë e Veriut janë vrarë 96 gra, shumicën e rasteve nga bashkëshortët ose ish bashkëshortët.
Në vetëm 5 vite, prej vitit 2017 deri në vitin 2021 janë vrarë 31 gra prej të cilave mbi 22 janë vrasje nga partnerët për shkak të përkatësisë së tyre gjinore, dhe klasifikohen si femicide nga sektori civil.
Në linjën SOS, e dedikuar për të ndihmuar viktimat e dhunës në familjes, paraqiten në vit mbi 500 gra dhe vajza të cilat kërkojnë të asistohen nga institucionet shtetërore për t’I shpëtuar dhunës.
“Në vit kemi mbi 500 lajmërime për lloje të ndryshme të dhunës. Shumë pak prej tyre kërkojnë akomodim. Kanë njohuri dhe kërkojnë dalje nga situata me ndihmën e institucioneve të shtetit sepse ne jemi vetëm mobilizues e jo realizues. Gjithnjë ka mundësi për përmirësim të koordinimit pasi ne duam ti gjejmë zgjidhje përfundimtare viktimës”- tha Savka Todorovska, rrjeti kombëtar për barazi gjinore.
Ndryshimet në sektorin civil të cilat do të dënonin më rreptësisht vrasjen e një gruaje për shkak të përkatësisë së saj gjinore, dhe klasifikimi i këtyre veprave penale si Femicide, sipas Bojana Jovanovskës, përfaqësuese e rrjetit për barazi gjinore, do të ndihmonte në krijimin e politikave të tjera për mbrojten e kësaj kategorie.
“Për fat të keq nuk e kemi numrin dhe klasifikimin e saktë dhe kështu nuk mund të tregojmë me saktësi se sa ky fenomen është i përhapur. Por ajo që duhet të bëjmë është që ti detektojmë të gjitha llojet e dhunës së bazuar në gjini dhe ti parandalojmë, pasi femicidet zakonisht ndodhin si vazhdimësi e formave të ndryshme të dhunës së mëparshme” – shtoi ajo.
Në shumicën e rasteve viktimat nuk kanë denoncuar dhunën e vazhdueshme që i ka paraprirë vrasjes. Sipas një hulumtimi të OSBE-së të publikuar në vitin 2019, thuajse 1 në 7 femra në Maqedoninë e Veriut kanë qenë pre sulmeve apo dhunës nga partneri ose bashkëshorti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Emocionohet Kastro Zizo: Çmimi nga New York më ka shokuar, nuk e prisja
- Sqaron Dollenberg: 5 vite dënim për ryshfet, deri 50 euro quhet dhuratë
- Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak udhëtojnë drejt Serbisë, takim me Vuçiç
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë