Roboti “Alter 3” që drejton orkestrën njerëzore

11 Shkurt 2020 | 11:57

Dirigjenti që shihni në podium nuk ka asnjë shkop, asnjë kostum, por Android Alter 3 është gati  të drejtojë anëtarët e orkestrës simfonike dhe të ndjek ritmin e tyre. Tashmë çdo gjë po i besohet robotikës.

Njihuni me Alter 3 roboti që ka një fytyrë njerëzore duar, krahë të cilat i lëviz në mënyrë shumë natyrale  i rrotullon gjatë performancës live  të operas së Keiichiro Shibuya “Scary Beauty” në Emiratet e Bashkuara.

Për Shibuya, një kompozitor nga Japonia, roli i robotëve në jetën tonë të përditshme mund të rritet, por na takon ne të  vendosim se si inteligjenca artificiale mund të ndikojë mbi përvojën njerëzore, ku  humanët dhe androidet të krijojnë artin së bashku.

“Kjo punë është një metaforë për marrëdhëniet midis njerëzve dhe teknologjisë. Ndonjëherë android do të çmenden, orkestrat njerëzore duhet ta ndjekin. Por nganjëherë njerëzit mund të bashkëpunojnë shumë të qetë”, shprehet kompozitori.

Shibuya shkruan muzikën, por android kontrollon ritmin dhe vëllimin e shfaqjes live, dhe madje  edhe këndon herë pas here. “Premisa është që android po lëviz sipas vullnetit të tij ,” rrëfen  tekniku i saj Kotobuki Hikaru. Tekstet e veprës bazohen në tekste letrare nga shkrimtari amerikan “Beat Generation”, William Burroughs dhe autori francez Michael Houellebecq.

“Robotët dhe Inteligjenca Artificiale që ekzistojnë tani nuk janë aspak të kompletuara. Fokusi i interesit tim … është se cfarë ndodh kur kjo teknologji jo e plotë bashkohet me artin,” tha Shibuya.

Publiku që ndoqi operën ishte kurioz për dirigjentin inovator.”Unë mendoj se kjo është një ide shumë interesante … kemi arritur të shohim se si duket dhe sa është … e mundur”, shprehet Anna e cila ishte pjesë e publikut dhe shijoi shfaqjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026