Roboti Melisa në Durrës, në shërbim të klientëve në pastiçeri

16 Korrik 2025 | 15:42

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës.

Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë buzëqeshje. Flet anglisht, është e sjellshme dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e klientëve, sidomos të fëmijëve.

Eriona Sopi sipërmarrësja që solli këtë risi në shërbim rrëfen se gjithçka nisi nga dëshira për të sjellë diçka ndryshe dhe moderne në shërbim të klientëve.

“Porosia është bërë në Kinë, është dashur një vit për ta sjellë këtu. Ky robot është ndihmës i kamarierëve në transportimin e produkteve dhe në ndihmesën e tyre. Absolutisht jo për eliminimin e fuqisë punëtore, vetëm për të ndihmuar. E kanë pritur shumë mirë, është shumë gjë e bukur. Zëvendësim nuk besoj, ndihmës po, ndoshta reduktim, mendoj”, tha Eriona Sopi, sipërmarrëse.

Melisa tërheq vëmendjen e klientëve që ndjekin çdo lëvizje të saj, ndërsa për stafin mund të quhet pa frik një kolege e mirë që ju vjen në ndihmë.

“Nuk është se ndihemi shumë në presion, por janë ndihmë plus për stafin. Nuk besoj që do të zëvendësojë punëtorët, thjesht do ta kemi si ndihmë”, shtoi menaxheri.

Në një kohë kur teknologjia po futet gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme, Melisa është një shembull i vogël, por domethënës, se si risi të tilla mund të përmirësojnë shërbimin, pa e zëvendësuar njeriun, por duke e ndihmuar atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026