“Roja 58-vjeçar dyshohet se u vra për 1 mijë metra tokë” – Gazetari jep detaje…

28 Prill 2025 | 19:03

58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba mëngjesin e djeshëm në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë.

Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ishte i maskuar me kapele dhe shall dhe ka qëlluar viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.

Gazetari Enrik Mehmeti tha në emisionin People në Euronews Albania se një nga pistat ku po heton policia është konflikti për një sipërfaqe toke në pronësi të tij të cilën 58-vjeçari kishte refuzuar ta jepe për ndërtim.

“Vendi ku ai kishte shtëpinë është vetëm disa metra larg një pallati që shkon në 1500 euro metra katrorë. Ai e ka shprehur te një i afërmi i tij pak kohë më parë se janë duke më bërë presion, po më kërcënojnë për të dhënë tokën, nuk më ofrojnë shumë dhe unë nuk e jap. Toka ku kishte banesën është në qendër, është me shumë interes për ndërtime. Kjo është pista që po hetohet intensivisht. Sipas burimeve nga familjarët bëhet fjalë për 1 mijë metra rreth e rrotull banesës së tij”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026