Roland Bejko: Berisha duhet të kishte folur nëse PD-së i janë zbehur vlerat e saj
Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko komentoi qëndrimin e Sali Berishës, i cili tha në studion e “Now” se do bënte gjithçka për ta rikthyer PD aty ku ka qenë, nëse përjashtohet nga grupi parlamentar.
Ai tha se Berisha duhet të kishte folur, nëse ai beson me vërtet se vlerat e Partisë Demokratike janë bjerrë gjatë viteve të fundit.
“Berisha është zë potent në PD, ai edhe kur nuk flet flet, jo më pastaj kur flet. Në rastin konkret Berisha duhet të kishte folur nëse PD i janë bjerrë vlerat këto vite, duhet të kishte folur, që të mos zbehej në vlerat e veta”, tha ai.
Deklaratat se PD-ja është në ditët e saj më të këqija për z. Bejko tregon se Berisha nuk ka mbajtur qëndrime koherente.
“Duhet ta kishte bërë këtë dhe kjo tregon se z. Berisha nuk e ka bërë këtë gjë. Përderisa e pranon se PD është në ditët më të këqija, por i folu subkoshienca dhe na tregoi një të vërtetë. Prisja që Berisha ta furnizonte PD me ide”, tha ai.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun