Roland Bejko: Pozicioni i Bashës ndaj Berishës delikat, mund të përçajë PD-në

8 Shtator 2021 | 21:25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, thotë se pozicionimi i Lulzim Bashës ndaj çështjes së SHBA-ve dhe Sali Berishës mund ta përçajë partinë. Ai e konsideron moment delikat për PD-në pasi në të dyja rastet edhe nëse del kundër tij, PD do të futet në konflikt dhe mund të ndahet.

Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Bejko tha se Basha shumë gjëra i ka zgjidhur me heshtje dhe mbase ai pret ndonjë sinjal të SHBA, ose ndonjë informacion tjetër për t’u deklaruar në qëndrimin e tij.

“Mbase ai pret që gjërat të rrjedhin vetë, apo që SHBA ta lërë me kaq, të mos e shtyjë më tej,” – analizoi Bejko si “rrugën më konformiste” të Bashës, por ai këmbënguli se kjo nuk ka për të ndodhur, sepse, sipas tij amerikanët “kur e nisin diçka e çojnë deri në fund”.

“Kur Kim na vuri ne dilemën që të mos hamë barë, ata mund të bëjnë diçka më të rëndë, që t’i marrin deputetët me radhë dhe t’u thonë siç u thanë për reformën në drejtësi, kaloni njëherë nga ambasada,” – paralajmëroi Bejko.

Në komentin e tij Bejko kritikoi qasjen e Bashës për të mos informuar forumet, kryesinë, Këshillin Kombëtar për takimet me Ambasadoren Kim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026