Roland Lami: Mospranimi i zgjedhjeve është një rrugë e vështirë për Partinë Demokratike

4 Maj 2021 | 19:52

Roland Lami, profesor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, foli për Euronews Albania mbi qëndrimin që po mban PD-ja pas zgjedhjeve të 25 prillit. Z. Lami tha se ka paqartësi nëse PD-ja do e pranojë apo jo rezultatin e zgjedhjeve, por ka të drejtë si parti që të hetojnë mbi procesin zgjedhor, nëse sipas tij, ka prova të siguruara.

“Opozita e ka vendosur veten në pozicion nëse do qëndrojë jashtë apo brenda institucioneve. Partitë politike që garojnë në zgjedhje, kanë të drejtën e tyre, nëse disponojnë prova të ndjekin procedurën për të atakuar të gjithë procesin zgjedhor nëse është i justifikueshëm pretendimi për të vënë në pikëpyetje procesin zgjedhor”, u shpreh z. Lami, suke shtuar se duhet pritur raportin përfundimtar të OSBE ODIHR-it.

Roland Lami u shpreh se nëse PD-ja nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve, atëherë mandati i kandidatëve fitues të koalicionit të djathtë, do të quhet i pavlefshëm. Për z. Lami, qëndrimi i PD-së për të mos njohur zgjedhje nuk mund të sjellë asnjë rezultat pozitiv përveçse mbajtjen në krye të liderit aktual.

“Po delegjitimove procesin zgjedhor, del i pavlefshëm edhe mandati.  Është një rrugë pa krye dhe e mjegullt për Partinë Demokratike. Mund të jetë e vlefshme për lidershipin e PD-së që nëpërmjet mjegullnajës së standardit zgjedhor justifikon mbajtjen e drejtimit të partisë, por më duket e vështirë se PD-ja me këtë rrugë  të mund të pretendojë një rezultat pozitiv në zgjedhjet lokale apo në ato të përgjithshme”, u shpreh z. Lami.

Në lidhje me faktin nëse kreu i PD-së duhet të japë apo jo dorëheqje, Roland Lami tha se ky është një vendim moral që i përket vetë liderit dhe se z. Basha nuk ka asnjë detyrim ligjor për të dhënë dorëheqjen.

“Kreu i PD-së nuk ka asnjë detyrim statutor për të dhënë dorëheqjen pasi nuk e përcakton statuti. I është lënë interpretimit moral që bën vetë lideri. Për sa i përket debatit brenda PD-së, duhet të bëjmë një sqarim, nëse pretendimet nuk kthehen në shumica që do të materializohen në vota kur të vijë momenti i garimit apo i rimandatimit të z, Basha, e gjitha bëhet ushqim për mediat, pas sjellë rezultat.”

  1. Lama tha më tej se në vendin tonë kemi një kulturë që, kryesisht, shumica e anëtarëve të partive orientohen drejt pushtetit.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026