Roland Lami: Qasja e opozitës për zgjedhjet shqetësuese
Pedagogu Roland Lami sheh me shqetësim qasjen e ngjashme me atë të vitit 2017 që po duket se po mban opozita në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ku ishte prezent edhe drejtuesi i Nismës Thurje, Endrit Shabani, Lami tha se “po duket se ka skenar për të përsëritur skenarin e keq që problemin e rezultatit të dobët në zgjedhje ta shohin jashtë”.
Gjatë intervistës Lami preferoi t’i shmangej ndarjes së opinionit personal për zgjedhjet dhe theksoi se më tepër rëndësi kanë raportet institucionale, ato të OSBE/ODIHR dhe ndërkombëtarëve të cilët e komentojnë procesin përmes njerëzve të tyre në terren.
Ai më pas u shpreh se për politikën shqiptare duhet hequr dorë nga tradita e sulmit të procesit dhe zgjedhjeve, ku kryesisht procesi sulmohet më shumë për t’i ikur problematikave të brendshme.
Lami u shpreh mirëkuptues për rastet e pretenduara nga opozita dhe tha që do t’i bënte mirë shoqërisë që ato të diskutoheshin dhe sqaroheshin, mirëpo theksoi se në tërësi sulmi i procesit mbetet “traditë e vjetër”.
“Tradita e partive në perëndim na thotë që për çdo rezultat zgjedhor bëhen analiza, reflektime dhe rithemelime të partisë për vazhdimësinë dhe këto fillojnë nga lart-poshtë, dhe jo nga poshtë-lart,” – u shpreh Lami përballë pyetjes a duhet të ndryshohet drejtimi i PD-së.
“Basha gjykoj se duhet të krijojë frymëmarrje, për garë dhe të ecë përpara, por nuk gjykoj se skenari i vitit 2017 që nuk njohën zgjedhjet, që e keqja vinte nga ndërkombëtarët, do të sjellë zgjidhjen,” – shtoi Lami, i cili e konsideroi strategji të Ramës “ftesën për bashkëpunim”.
Lami kujtoi se nëse “do ta kishte seriozisht nuk do të ndryshonte në mënyrë të njëanshme Kushtetutën”.
Sipas tij kryesia “siç ka privilegj për të ndikuar te politika, lista e kandidatëve” ashtu “të ketë dhe përgjegjësi për rezultatin”. Lami kujtoi precedentin e dorëheqjes së Sali Berishës si kryetar dhe tha se në PD ka dhe personalitete të tjera që mund ta drejtojnë partinë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta