Roland Lami: Turet e paralajmëruara nga Berisha dëmtojnë Partinë Demokratike
Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së ka prodhuar debate në radhët e demokratëve.
Pedagogu Roland Lami tha për Euronews Albania se pavarësisht influencës elektorale, që mund të ketë ish-kryeministri Sali Berisha, ai e ka të pamundur të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Ai u shpreh se në PD aktualisht janë dy pole, të cilat përjashtojnë njëra-tjetrën dhe nuk krijojnë frymën për ta çuar partinë drejt fitores.
“Z. Berisha sado influencë elektorale të këtë në PD nuk i mjafton të mund të vijë dhe të fitojë zgjedhjet pa mbështetjen e mbështetësve e z. Basha. Në këtë kuptim, jemi në situatë ku të dy polet përjashtojnë njëra tjetrën dehë asnjëri nuk arrin dot të nxjerrë në triumf PD”, tha Roland Lami.
Për z. Lami paralajmërimi i ish-kryeministrit Sali Berisha se do të nisë një tur takimesh me demokratët në të gjithë vendin është në dëm të Partisë Demokratike.
“Sigurisht e dobëson dhe bën të mundur një moment për reflektim. Krijon dy pole brenda PD, të cilët përjashtojnë njëri-tjetrin”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar i PD-së
- Berisha: Nëse PD më përjashton do të bëj gjithçka për ta rikthyer partinë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta