“Roli i Topallit dhe Patozit”, Sali Berisha: Refuzuan ftesën për bashkëpunim
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që dy partitë e drejtuara nga ish-funksionarë të PD-së mund të dëmtojnë interesat elektorale të opozitës në zgjedhje.
Por, z. Berisha shtoi se si Jozefina Topallit ashtu edhe Astrit Patozit i është bërë ftesë për bashkëpunim.
“Mirë do të ishte që të ishin në koalicion por ata refuzuan. Znj. Topalli edhe para krijimit të partisë me statut ishte anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, pastaj krijoi partinë e saj dhe refuzoi pasi deshi të provohet”, tha ai.
“Mund ta dëmtojnë PD nuk mund të them që jo por kanë bërë zgjedhjet e tyre. Çdo parti tërheq vota, nuk di parti që futet në listë dhe nuk tërheq vota. Por se sa nuk di”, shtoi ish-kryeministri.
- Berisha gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë që znj. Topalli apo z. Patozi të marrin mandat në zgjedhjet e 25 prillit.
“Nuk kam ndonjë parashikim të tillë por mundësitë janë të hapura”, tha ish-kreu i PD.
Ndërkohë ai e cilësoi absurd kushtin e vendosur prej tyre për bashkëpunim pas zgjedhjeve, duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.
“Këtu dua t’u them një fjalë nëse t’i i thua fitimtarit që të vij unë ik ti, nuk është e mirë studiuar. Fituesit të zgjedhjeve i thuhet jam i gatshëm që të shtrijë dorën për bashkëpunim por nuk mund t’i thuash ik ti që të vij unë”, tha z. Berisha.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta