Roma, frymëzimi i Napoleonit, hapet ekspozita kushtuar perandorit në 200 vjetorin e vdekjes
Napoleon Bonaparte u frymëzua nga Roma antike për të ndërtuar perandorinë e tij dhe la gjurmë arkitektonike në kryeqytetin italian, i cili në 200 vjetorin e vdekjes i kushton edhe një ekspozitë.
Ushtarët e Napoleonit pushtuan Romën përgjatë viteve 1809-1814, por vetë perandori asnjëherë nuk u shfaq në qytetin e përjetshëm.
“Ai nuk kishte kohë, ishte i zënë me fushatat ushtarake dhe ndërtimin e shtetit francez. Por ai pritej aq shumë në Romë sa në pallatin presidencial të gjitha dhomat ishin bërë gati për të” shprehet Massimiliano Munzi, kurator i ekspozitës të quajtur “Napoleoni dhe miti i Romës’.
Ishte këtu në forumin e Trajanit, ku trupa qeverisëse e Napoleonit filloi një nga projektet e tij të para të rinovimit në Romë duke e pastruar atë, duke krijuar një shesh të madh dhe kolonën triumfale romake të ngritur nga perandori Trajan, çka frymëzoi edhe Napoleoni për monumentet e tij.
Mes tyre Nicoletta Bernacchio, kuratore e ekspozitës përmend Kolonën në Place Vendôme (në Paris) që Napoleoni kishte ngritur pas fitores në Austerlitz në 1805. Kolona u përurua në 1810 dhe nuk është asgjë më shumë se një kopje e asaj të perandorit Trajan.
Ekspozita “Napoleoni dhe Miti i Romës” është e hapur në kryeqytetin italian në Muzeun e Trajanit dhe do të mirëpres vizitorët deri në 30 maji.
Lexoni gjithashtu:
Italia do të rikonstruktojë fushëbetejën e gladiatorëve në Koloseum
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër