Roma kualifikohet më tej në kupë, në çerekfinale e pret Lazio

4 Janar 2024 | 16:16

3 nga 4 çiftet çerekfinalistë të kupës së Italisë janë plotësuar, me dy skuadra të cilat janë kualifikuar të mërkurën. Atalanta ka mposhtur Sassuolon në shtëpi, ndërsa Roma përmbysi Cremonesen. Në mbrëmje në fushë zbret Juventusi, që sfidohet nga Salernitana, teksa në dispozicion është vetëm 1 biletë.

Atalanta fitoi pa shumë vështirësi ndaj Sassuolos edhe pse u duk se do të ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet. Bergamaskët e zgjidhën ndeshjen që në minutën e 24 ku kaluan në avantazh me De Kataler, me belgun që dyfishoi avantazhin në fraksionin e dytë. Miranchuk vulosi për 3-0, ndërsa Sassuolo reagoi me Bolokën në fundin e sfidës. Ekipi nga Bergamo fiton kështu 3-1, ndërsa më tej e pret Milani.

Roma do të bëhet gati për derbin me Lazion, pas fitores me përmbysje ndaj Cremoneses. Miqtë realizuan të parët me Tsaxhaut duke mbyllur pjesën e parë në avantazh, teksa në të dytën të besuarit e Mourinhos përmbysën gjithcka në favor të tyre. Lukaku e më pas Dybala ishin protagonistët e romanëve, të cilët kalojnë në cerekfinale. Ciftet plotësohen në mbrëmje, ku Juventusi përballet me Salernitanën, ndërsa fituesin e pret më tej Frosinone.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026