Hetimi për “21 Janarin”/ Balla: Do kërkojmë ekzaminimin e predhave në Itali

4 Janar 2024 | 13:33

Ministri i Punëve të Brendshme Taulant Balla tha në konferencën për media të mbajtur ditën e sotme se është detyrë e të gjitha institucioneve shtetërore të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit, ku gjatë protestave mbetën të vrarë 4 persona në bulevardin përballë kryeministrisë.

Ai tha se Policia e Shtetit po bën punën e vetë sa i takon ekzaminimeve dhe pas dy ditësh do niset në Itali për ekzaminimin e predhave dhe element të tjerë.

“Është në detyrën e gjitha institucioneve shtetërore dhe agjencive, Policia e Shtetit, Prokuroria e Tiranës, e cila sot ka nën administrim dosjet, për shkak se vrasja e dy prej 4 personave që humbën jetën, është konsideruar si vrasje pa autor, e ju e dini që për vrasje pa autor nuk ka parashkrim, mendoj që prokuroria i ka të gjitha mundësitë të vijojë duke përkthyer, transpozuar vendimin e Gjykatës që është i detyrueshëm, (vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut është i detyrueshëm, nuk është sugjerues është urdhërues), që të gjitha gjetjet që ne i kemi përkthyer i kemi gati me të gjitha konkluzionet, për të bërë hetimin e plotë, ku Gjykata e vendos theksin edhe njëherë tek pjesa e zinxhirit komandues dhe pjesën tjetër që lidhet me hapat organet shtetërore për të penguar drejtësinë, hetimin dhe çështjet e tjera.

Në këtë këndvështrim, vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ka hapur një mundësi të re, dhe duhet t’i shkohet deri në fund. Policia e Shtetit po bën pjesën e vetë, që lidhet me ekzaminimet, pas dy ditësh do niset në Itali për ekzaminimin e predhave dhe element të tjerë, pa hyrë për të respektuar sekretin hetimor, në mënyrë që të konkludohet edhe sa i përket elementëve të tjerë gjatë hetimit të çështjes.

Shumë e rëndësishme është ajo që ka thënë Gjykata, nuk do të ketë më asnjë hapësirë manovrimi në institucionet ligjzbatuese, sepse në fund të fundit, Gjykata Evropiane ka dhënë një vendim për të cilin ne jemi të detyruar ta zbatojmë përtej emocioneve që mund të ketë secili prej nesh, e këtu flas si Ministër i Brendshëm, jo si Taulant Balla, një prej protestuesve të 21 Janarit 2011”,-tha ministri Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026