Ronaldo thyen rekordin e të gjitha kohërave në Europian
Cristiano Ronaldo shënoi dy herë ndaj Hungarisë duke thyer kështu rekordin e francezit, Michel Platini si golashënuesi më i mirë në finalet e Kampionatit Evropian.
Portugezi ka arritur në kuotën e 11 golave mbrëmjen e së martës në stadiumin “Pushkash” në Budapest.
Ronaldo dhe Platini ndodheshin të dy në kuotën e 9 golave para nisjes së Euro 2020, por portugezi shënoi dy herë duke çuar më tej rekordin e tij.
Ronaldo humbi një rast të pastër për gol gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën shënoi fillimisht me penallti dhe më pas sërish në minuta shtesë pas një aksioni model.
36-vjeçari gjithashtu mban rekordin duke qenë i vetmi lojtar që shënon në pesë finale evropiani.
Ronaldo ka luajtur numrin më të madh të ndeshjeve në Evropian ku dueli ndaj Hungarisë ishte numër 22 që pas debutimit në 2004.
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta




