Rradhën e ka Kolumbia? Tafani zbërthen kërcënimin e Trump për disa shtete
Endri Tafani, në një intervistë në emisionin Now, ka analizuar arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro, duke u ndalur te bazat ligjore mbi të cilat administrata amerikane justifikon këtë ndërhyrje.
Sipas Tefanit, justifikimi ligjor i ish-presidentit Donald Trump për veprimin ndaj Maduros mbështetet në një memorandum të Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së të vitit 1989, të hartuar nga William Barr.
“Justifikimi ligjor i Trump për të ndërhyrë në rastin e Maduros, ishte justifikim që bazohet mbi një memorandum të Ministrisë së Drejtësisë amerikane, memo e vitit 89’, e ka nxjerrë William Barr si memo dhe aty shpjegohet që SHBA, FBI ka të drejtë të arrestojë trafikantë droge edhe kur janë ekstra territorial, pra kur janë në vende të tjera. Aty shpjegohet se e drejta ndërkombëtare apo ligjet, nuk e pengonin FBI t’i kryente këto arrestime”.
Ai shtoi se legjitimiteti ligjor është i domosdoshëm në SHBA, pasi një urdhër i paligjshëm nuk duhet të zbatohet.
“Kjo është për pjesën e brendshme ligjore. Justifikimi ligjor i Trump për zbatimin e ligjit në Amerikë është pikërisht kjo memo e Ministrisë së Drejtësisë amerikane. Kjo i duhet sepse në SHBA një urdhër që është i paligjshëm, nuk duhet zbatuar, ndaj duhet legjitimiteti. Edhe pse kjo bie në kundërshtim me kartën e OKB-së. Karta e OKB-së i ndalon këto gjëra. Në të drejtën e brendshme ai është rehat për shkak të memorandumit që në vitin 89’”, tha Tafani.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 13:33 Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë