Rrahja me grushte në Kuvendin e Kosovës, masa shtesë në ambientet jashtë parlamentit

13 Korrik 2023 | 13:04

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në ambientete e Kuvendit të kosovës pas përplasjes fizike midis ligjvënësve këtë të enjte.

KlanKosova bën me dije se forca shtesë sigurie janë parë jashtë ambienteve të Kuvendit, por që u ndalohet hyrja në ambientet e brendshme.

Punimet e Kuvendit të Kosovës bëhet me dije se janë ndërprerë dhe nuk dihet ende nëse do të rifillojnë sërish.

Rritja e masave të sigurisë vjen pas incidentit të rëndë të ndodhur në parlamentin e Kosovës mëngjesin e kësaj të enjteje.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi ai largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazh të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.

Pastaj, situata u agravua me një përleshje mes deputetëve të PDK me ministrin e Financave, Hekuran Murati, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Është dashur thirrja e policisë nga ana e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca që të bëhet qetësimi i situatës.

Debati publik në Kosovë mes opozitës dhe qeverisë, ka qenë i ashpër ditën e fundit pas publikimit ne media të përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendoje, Mimoza Kusari-Lila, ku ajo zhvillon biseda të ndryshme me nënkryetarin e Listes Serbe, Milan Radoiçiç.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026