Rrahu për vdekje bashkatdhetarin në Greqi, Prokuroria mbyll hetimet për autorin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin Dritan hoxha për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Dritan Hoxha u arrestuar nga policia shqiptare në Tepelenë 1 vit më parë, për vrasjen bashkatdhetari të tij Besim Besimaj në vitin 2010 në Greqi.
Hoxha së bashku me një shqiptar tjetër (i arrestuar në vendin fqinj) në Larisa të Greqisë, kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëkombësit të tyre, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Ata më pas fshehën trupin e viktimës. Hoxha akuzohet për veprën ‘vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim’.
“Hetimet nisën në vitin 2017 pas kallëzimit të bërë nga xhaxhai i viktimës, i cili denoncoi se nipi i tij u gjet i rrahur për vdekje brenda makinës së tij. Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi Dritan Hoxha kishte njohje me viktimën dhe natën e krimit kanë qenë në të njëjtin bar që administrohej nga viktima duke konsumuar alkool. Prokuroria provoi se ata janë larguar në të njëjtën kohë dhe nga tabulatet telefonike rezultoi se autori ka komunikuar me bashkëpunëtorin tjetër shtetasin B.B. Të dy këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike duke e goditur në këmbë, duar e pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e dhunës, viktima ndërroi jetë. Pas këtyre akteve, ata e kanë futur viktimën në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes. Natën e ngjarjes, viktima ka pasur tre çeqe me vlerë 150 mijë euro me vete. Ai humbi jetën si pasojë e goditjeve të rënda të kokës”, bëri me dije prokuroria.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit