Rrëfehet dëshmitari për aksidentin në Venecia: Bënin foto, nuk shpëtonin njerëzit
Bujar Bucaj, një shqiptar i cili jeton në Itali dhe është ndodhur në Venecia aty ku ndodhi aksidenti tragjik i autobusit që ra nga ura tregoi në një intervistë për Euronews Albania se njerëzit më shumë fotografonin dhe bënin video sesa ndihmonin.
Ai tregoi se ka qenë vetëm për rreth 12 minuta derisa ka ardhur automjeti i parë i policisë.
“Kur kam mbërritur unë nuk ka pasur zjarr, zjarri ka nisur pas 4-5 minutave. Kam kërkuar ndihmë sepse ishin disa persona të cilët bënin video dhe foto nga vendi dhe nuk vinin të më ndihmonin mua. Autobusi fatkeqësisht ka rënë nga ura dhe ra në në një rrugë poshtë, ku kalojnë makina. Është rrugë kalimtarësh dhe nuk mu afronin njerëzit për të ndihmuar. Vetëm një person nga ura lart më ka sjellë një pompë që fik zjarrin. Për 12 minuta kam qenë vetëm derisa ka ardhur automjeti i parë i policisë,” – u shpreh Bucaj.
Italia është tronditur mbrëmjen e së martës nga një aksident tragjik që ndodhi në Mestre të Venecias, ku një autobus ra nga mbikalimi i Vempës dhe për pasojë 21 persona humbën jetën.
Prokuroria e Venecias ka hapur një hetim mbi këtë aksident, ku humbën jetën dhe fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve