Rrëfimi i guximshëm i aktorit që përloti të ftuarit në “Now”, Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit ka lënë drogën dhe ky është viti im më i mirë
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka bërë një rrëfim të guximshëm mbrëmjen e 31 Dhjetorit në Now me moderator Erla Mëhillin. Ai ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar këtë vit si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë.
Arsyeja nuk lidhet me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, por me një fitore shumë më të thellë personale, djali i tij ka hequr dorë nga droga pas shumë vitesh beteje.
Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind.
Vitet e mbushura me ankth, dhimbje dhe frikë kanë lënë gjurmë të thella, por sot ato janë zëvendësuar nga shpresa dhe lehtësimi që sjell një fillim i ri.
“Ky është viti më i bukur i jetës sime”, shprehet Malkaj, duke nënvizuar se rikthimi i djalit në një rrugë të shëndetshme është dhurata më e madhe që mund të merrte ndonjëherë.
Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 13:37 Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 13:33 Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar