Rrëfimi i hackersa-ve shqiptarë në “Unpublished”: Si i thyejmë sistemet e sigurisë online

14 Janar 2021 | 19:10

Dokumentari Unpublished investigon fenomenin e hackerimit në Shqipëri. Sa të sigurt jemi online, në rrjete sociale, email-e dhe llogari bankare?

Sjellim në këtë puntatë rrëfimin e dy hackersa-ve, përmes metodave që ata përdorin për të thyer sistemet e sigurisë së individëve, passwordet, transaksionet dhe blerjet online.

Qëllimi i hackersa-ve sot është përdorimi dhe shfrytëzimi i pajisjeve të infektuara. Shpesh herë hacker-sat paraqiten sikur të ishin njëri nga kontaktet e tua dhe kjo iu rrit atyre shanset, që ju ta hapni email-in me virus.

Email-et janë një nga metodat më të përdorura nga hackersat për të na vjedhur informacionin e deri edhe të ardhurat. Por se si vepron një hacker në vjedhjen e një adrese emaili na e tregon një hacker më poshtë.

“Ne të gjithë kemi internet në shtëpi. Përmes opsionit Wireless Attach ne i marrim të dhënat nga pajisja e internetit që kemi në shtëpi. Ne regjistrojmë të gjithë të dhënat e asaj. Më pas ky aplikacion ka disa rregullatorë me një sërë fjalësh botërore duke u përfshirë edhe gjuha shqipe, të cilat bëjnë kalkulimin e fjalëve dhe nxjerrin pasworde.  Hackerimi dhe koha për ta bërë varet nga forma e paswordit. Koha fillon nga 1 minutë në një orë, deri në një javë. Në varësi të gjatësisë së paswordit dhe kombinimit të karaktereve. Ndërsa në kompanitë e mëdha shkon edhe 1-2 muaj” -rrëfen personazhi ynë hackers. 

Sipas të dhënave 92.4 % e tyre dërgohen nëpërmjet emailit. Gjithashtu në çdo 131 emaile të dërguar, njëri prej tyre është i infektuar me malëare. Ekspertët parashikojnë që krijimi i e-maile-ve të infektuar do të rritet me 26 % nga viti në vit.

 

“Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është që njerëzit duhet të tregohen të vëmendshëm. Nëse ti nuk ke komunikim me atë person, nëse ti nuk e njeh, atëherë mos kliko në atë linkun që vjen në e-mail. E dyta është përdorimi i sistemeve të përditësuara dhe e treta mbajtja e një antivirusi gjithashtu të përditësuar, me qëllim shmangien e 95 deri në 99 % të viruseve”,-tregojnë ekspertët.

Ekspertët rekomandojnë që të mos vendosen pasworde të njëjta në të gjitha platformat apo llogaritë që përdorim.

“Në shumicën e rasteve ne tentojmë të vëmë pasworde që i kemi lehtësisht të kujtueshme për veten. Në të gjitha platformat e ndryshme përdorim të njëjtin pasword sepse e kemi më kollaj. Automatikisht bëhemi vulnerabël gjithnjë e më shumë. Paswordi ideal është ai që ndryshohet shpesh”,- tregon eksperti Ergest Nako për Unpublished.

Disa vite më parë qëllimi i hackersa-ve ishte grabitja e informacioneve personale siç janë adresat e email-it, paswordet, numri i telefonit, kartat e kreditit etj. Ndërsa sot qëllimi nuk është vetëm vjedhja e këtyre informacioneve, por përdorimi dhe shfrytëzimi i pajisjeve të infektuara.

Ndiqni emisionin e plotë:

 

 

Lexoni gjithashtu: 

Krimet më të shpeshta kibernetike në Shqipëri për vitin 2020

Specialisti i bankës së nivelit të dytë: Si i kanë vjedhur hacker-at të ardhurat e klientëve nëpërmjet kartave të kreditit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026