Rregulla të reja për përdorimin e TikTok, kontrolle për përmbajtjen e paligjshme

shkak të shqetësimeve të sigurisë, në vazhdën e fundit të tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Perëndimit.
7 Gusht 2023 | 13:12

Platforma e mediave sociale kineze TikTok, ka njoftuar një sërë masash të reja për përdoruesit evropianë që synojnë përmirësimin me rregulloret e vendosura nga  Bashkimi Evropian.

Sipas rregullave të reja, gjigantët e internetit do të detyrohen të ndërmarrin veprime më të forta për privatësinë e të dhënave, mbrojtjen e fëmijëve, dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes. 19 lojtarët më të mëdhenj të internetit, përfshirë TikTok, si dhe Amazon, Apple, Google, Meta dhe Microsoft, kanë afat deri më 28 gusht për t’u pajtuar me rregullat e reja , përndryshe ata përballen me gjoba të mëdha.

Sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA), pronarit të TikTok ByteDance dhe platformave të tjera të mëdha në internet do t’u kërkohet të kontrollojnë përmbajtjen e paligjshme në platformat e tyre, të ndalojnë disa praktika reklamimi dhe të ndajnë të dhëna me autoritetet.

Komisioneri evropian që mbikëqyr tregun dixhital, Thierry Breton, paralajmëroi TikTok muajin e kaluar që të përshpejtojë miratimin e standardeve të reja..

“TikTok po i kushton burime të rëndësishme kësaj çështje. Tani është koha për të përshpejtuar për të qenë plotësisht në përputhje”, u shpreh Breton.

Komisioni Evropian pak muaj më parë i ka ndaluar stafit ta përdorë aplikacionin kinez TikTok për arsye sigurie, pas tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Perëndimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026