Rrëmbimi i policëve, shpërthen Ngjela: Serbët janë bakalaro, por i ka mbështetur…
Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet në veri të Kosovës.
Ngjela tha se rrëmbimi i policëve të Kosovës është një akt që cënon sovranitetin e shtetit dhe mund ta bëjnë vetëm serbët, si hakmarrje ndaj humbjes së veriut.
Avokati theksoi se veprimet e Kurtit janë një sukses i madh për historinë e Shqipërisë, pasi arriti të merrte kontrollin e plotë të veriut të Kosovës.
Ngjela i cilësoi serbët si “bakalaro historike”, por që kanë përfituar se i ka mbështetur Anglia me Francën.
“Ky është sukses i madh për historinë e Shqipërisë. Kurti gjeti rastin t’i shporri. Ata ranë vetë brenda, arrestuan tre policë. E dini ju ç’është polici apo e dini ushtar?! Prekja e një polici është prekje e sovranitetit të shtetit. Atë e bëjnë vetëm serbët. E dini ju çfarë janë serbët? Janë bakalaro historike, por i ka përkrahur dhe Anglia dhe Franca se kanë pasur frikën e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ç’e di Shqipërinë? Ç’i di shqiptarët? Po të mos ishin krerët tanë nuk do të kishte as perandori romake, as perandori turke, as perandori bizantine”, tha Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë