Flamujt e SHBA dhe NATO në Kuvendin e Kosovës, opozita i kërkon llogari Kurtit

15 Qershor 2023 | 12:57

Kreu i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi kërkoi sot nga kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend në lidhje me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Gashi, në seancën e sotme plenare të Kuvendit, tha se rrëmbimi i tre zyrtarëve policor brenda territorit të vendit është agresion luftënxitës i Serbisë.

Krahas kësaj, kreu i deputetëve të LDK-së u shpreh se Kurti duhet urgjentisht të raportojë para Kuvendit në lidhje me qëndrimet për masat sanksionuese për Kosovën nga SHBA dhe BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026