Rrëmbyen 70 turistë në shenjë proteste, banorët në Peru kundër qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Indigjenët në rajonin e Amazonës në Peru kanë rrëmbyer një grup turistësh prej 70 personash, peruan dhe të huaj, për të protestuar pas derdhjes së naftës në lumin Kuniniko.

Watson Trujillo, lideri i komunitetit, tha se me atë veprim duan të tërheqin vëmendjen e qeverisë që nuk i ka ndihmuar.

Në mesin e turistëve, të cilët u ndaluan teksa udhëtonin me anije lumore, ka shtetas të Francës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Zvicrës, raporton Guardian.

- Advertisement -

Trujillo tha se grupi i tij kishte marrë një “masë radikale” për t’i bërë presion qeverisë për të dërguar një delegacion për të vlerësuar dëmin mjedisor nga derdhja e naftës së papërpunuar prej 2,500 tonësh në lumin Kuniniko.

Ai shtoi se turistët e ndaluar do të kalojnë natën në anije ndërsa presin zgjidhjen e situatës. Trujillo tha se do të kthehej në anije të premten për të shqyrtuar nëse do t’i lironte ata.

Qeveria dhe policia nuk komentuan ngjarjen e ndodhur në një degë të lumit Marajon.

Komunitetet indigjene më parë bllokuan tranzitin e të gjitha anijeve në lumë në shenjë proteste kundër derdhjes, e cila shkaktoi këputjen e tubacionit të naftës Norperuano.

Më 27 shtator, qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 90-ditore në rajon, i cili është shtëpia e komuniteteve Kuniniko dhe Urarinas dhe ku jetojnë rreth 2,500 indigjenë.

Tubacioni Norperuano 800 kilometra i gjatë, në pronësi të kompanisë shtetërore Petroperu, u ndërtua katër dekada më parë për të transportuar naftë bruto nga rajoni i Amazonës në Piura.

Sipas Petroperu, derdhja ishte rezultat i një prerjeje të qëllimshme të tubacionit.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Tensionet në Veri dhe dhunimi i KFOR-it, Stoltenberg reagon nga samiti i NATO-s

NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e këtij vendi, të banuar me...

Borrell nga Moldavisë: Po pres takim me Vuçiçin, dhuna s’është rruga e duhur

Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, foli për tensionet në veri të Kosovës gjatë hyrjes në Samitin e liderëve Evropianë që...

Mbahet seanca në GJKKO për Fredi Belerin, kryebashkiaku i Himarës kërkon lirinë

Prej orës 10 në Gjykaten e Posacme të Apelit po zhvillohet seanca për ankimin e masës së sigurisë Arrest me burg për Fredi Belerin...

TË FUNDIT

S’i pagoi gjobën mijëra euro, zbardhet motivi pse i ‘forti’ hodhi në erë fasonerinë

Shtetasit italian, pronarit të fasonerisë që iu vu tritol më 25 maj, i ishte vendosur një gjobë prej 100 mijë eurosh nga Edmond Arapi,...

Thirrjet për marshim drejt Veriut, Zveçla: Refuzojini, nuk i shërbejnë Kosovës

Policia e Kosovës iu ka kërkuar qytetarëve që t’i injorojnë disa thirrje që po qarkullojnë për protestë dhe marshim drejt veriut të Kosovës, për...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×