Rrënjët kelte të Halloween, tradita 2000-vjeçare me lyerje të fytyrës dhe maskime
Një festë e veçantë e Halloween-it priste dashamirët e antikitetit në parkun dhe muzeun arkeologjik romak të Budapestit. Edhe pse shumë njerëz e lidhin Halloween-in me Shtetet e Bashkuara, ai në fakt ka rrënjë kelte. Përpara pushtimit romak, zona e Budapestit të sotëm ishte e banuar nga një fis kelt, Eravisci. Prandaj muzeu festoi festivalin e tyre, Samhain, më 31 tetor.
“Ishte fundi i verës, kur mbaronte korrja dhe keltët tërhiqeshin për dimrin. Kështu që e mbyllnin sezonin me një festë të madhe. Ka shumë informacione nga të cilat mund të rindërtojmë se cilat tradita shoqëronin ngjarjen Samhain, e cila më vonë u zhvillua ose u shndërrua në Halloween-in që njohim sot”, thotë Zsanett Abonyi, organizatore kulturore në Muzeun Aquincum.
Festa e lashtë kelte përfshinte veshjen dhe lyerjen e fytyrës, njësoj si Halloween-i sot. Gdhendja e kungullit, ka gjithashtu ka rrënjë të lashta.
Ndërkohë në Budapest, aktivitetet e ndryshme ofruan një pasqyrë të detajuar të traditave 2000-vjeçare dhe pika kryesore muzikore ishte performanca e disa grupeve tradicionaliste.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta