Rrëshqitja e dheut kërcënon familjet në Spathar, banorët: Jetojmë mes frikës dhe pasigurisë
Një rrëshqitje masive dheu në fshatin Spathar të Librazhdit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, toka bujqësore dhe infrastrukturë. Shtatë shtëpi janë dëmtuar, tre prej tyre thuajse të pabanueshme, ndërsa banorët jetojnë mes frikës dhe pasigurisë.
Rrëshqitja e dheut, e cila nisi katër ditë më parë dhe vijon ende, ka goditur lagjen “Hoxhë” në Spathar, duke zhvendosur masa të mëdha dheu dhe rritur rrezikun për familjet që jetojnë në zonë. Fenomeni është përsëritur disa herë brenda një ore.
Rrëshqitja masive e dheut ka dëmtuar 7 banesa, 3 prej të cilave thuajse të pabanueshme. Banorët jetojnë në vështirësi dhe kërkojnë ndihmë, pasi prej 4 ditësh janë jashtë strehës.
Banorët tregojnë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash gjatë natës, duke i gjetur të papërgatitur dhe të tmerruar.
“Këtu jetojmë në ankth prej katër ditësh. Nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Toka lëvizte vazhdimisht, shtëpia kërciste, themelet janë në ajër”, thotë një banor.
Mes të prekurve ka edhe të moshuar, të cilët nuk kanë ku të strehohen.
“Nuk kemi ku të shkojmë. Natën dëgjojmë zhurma dhe kemi frikë të flemë. Kjo shtëpi nuk jetohet më, por nga halli rrihet”, thotë një banore.
Dëme janë shkaktuar edhe në prona e bagëtive, ndërsa familje të tëra janë detyruar të largohen përkohësisht.
“Gjithë jetën kam punuar për këtë shtëpi. Tani gjithçka është shkatërruar. Nuk kemi zgjidhje”, thotë një nga banorët.
Banorët shprehen se kanë kërkuar ndihmë pranë bashkisë, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për vlerësimin e situatës, evakuimin e familjeve të rrezikuara dhe marrjen e masave parandaluese, përpara se rrëshqitja e dheut të sjellë pasoja tragjike.
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij