Rreth 1 mijë viktima nga përmbytjet në Pakistan
Numri i të vdekurve nga aksidentet e shkaktuara nga reshjet e dendura në Pakistan ka arritur në afro 1000 që nga fillimi i katastrofës në fillim të qershorit, thanë zyrtarët lokalë.
Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të Pakistanit ka njoftuar në raportin e fundit se 45 persona kanë vdekur nga përmbytjet nga dje deri në ditën e sotme.
Zyrtarisht nga mesi i qershorit e deri më sot kanë vdekur 982 persona, ndërsa janë lënduar 1456, raporton “The Guardian”.
Këtij informacioni i duhet shtuar fakti se dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur, pasi reshjet e musonit dhe përmbytjet e rrëmbyeshme kanë vazhduar në 24 orët e fundit.
Për shkak të fatkeqësive meteorologjike, 33 milionë pakistanezë janë pa strehim dhe dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur.
Infrastruktura të shumta u dëmtuan ose u shkatërruan – rreth 100 shtëpi, 15 ura, si dhe rreth 50 restorante dhe hotele, veçanërisht në provincën e Svat.
LEXONI GJITHASHTU:
Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
- 11:26 Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës
- 11:24 Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies
- 11:06 Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
- 10:56 Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë